• Thu. Apr 25th, 2024

Kukësi U21, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës

Xheron Osma do të jetë kapiteni i Kukësit U21 për sezonin 2020-2021 në kampionatin U21!

Mesfushori është graduar nga trajneri Rraman Hallaçi si kapiteni i ri i kësaj grupmoshe.

Osma është një nga talentët e shumtë te Kukësi U21 dhe disa herë është thirrur edhe nga Skënder Gega për t’u stërvitur me ekipin e parë.

‘Unë si trajner, Osmën e shoh të ardhmen e Kukësit në mesfushë. Mendoj se me disiplinën dhe egon që ka, mund të rritet si futbollist dhe të jetë shembull në fushë dhe jashtë saj.

Është lojtar me cilësi dhe shumë elegant dhe shumë shpejt besoj do të jetë me Kukësin A’, tha trajneri Hallaçi për kapitenin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *