• April 18, 2024 11:23 am

Vesel Limaj është bërë kapiten i ri i Kukësit për këtë sezon.

Mesfushori kosovar merr shiritin e kapitenit pas largimit të Musollit drejt Gjilanit.

Në njoftimin e klubit verilindor thuhet se Limaj ka marrë besimin nga stafi teknik dhe bashkëlojtarët e tij.

Njoftimi i Kukësit:

KAPITEN

Vesel Limaj do të jetë kapiteni i ri i Kukësit për sezonin e ri futbollistik!

Stafi teknik ka vendosur t’i besojë shiritin e kapitenit mesfushorit nga Kosova, duke pasur edhe mbështetjen e futbollistëve.

Kapiteni i ri u gradua sot në stërvitje dhe u prit me duartrokitje nga pjesa tjetër e skuadrës! Limaj luan me Kukësin që nga sezoni 2018-2019!

Suksese Kapiten

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *