• April 20, 2024 11:19 am

Klubi i Kukësit ka bërë të ditur se ka zgjedhur trajnerin e ri.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e Facebook, Kukësi ka nënshkruar me Mirel Josën.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.

Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *