
Qarku i Kukësit është përfshirë nga mot i acartë me ngrica.
Termometri në mëngjes ka shënuar -6 gradë. Prezenca e akullit vërehet kudo.
Policia rrugore por edhe firmat që mirëmbajnë akset nacionale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga përdoruesit e rrugëve.
Apeli i tyre lidhet me paisjen e mjeteve me goma dimrore dhe zinxhirët, u drejtohet drejtuesve të mjeteve.
Ndërkohë kanë filluar edhe flokët e para të borës në këtë rajon, por pa shkaktuar probleme.