• Thu. Apr 25th, 2024

Kukësi zyrtarizon edhe një mbrojtës

Klubi i Kukësi ka zyrtarizuar blerjen e një mbrojtësi të majtë.

Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të klubit.

Njoftimi  i Klubit të Kukësit:

Zyrtare! Edison Ndreca eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtesi Edison Ndreca eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mbrojtesin 26 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

Ndreca vjen ne klubin e Kukesit nga skuadra e Bylisit qe sezonin e fundit ishte ne Kategorine Superiore. Ndreca eshte njohes i mire i kampionatit tone teksa ka qene pjese e skuadres se Teutes, Lacit e Kastriotit. Ne sezonin e fundit me fanellen e Bylisit, mbrojtesi Ndreca u aktivizua ne 32 ndeshje duke shenuar 6 gola dhe duke dhene 1 asist.

Klubi i Kukesit i uron Ndreces shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Edison!

“Objektivat e Kukesit dhe projekti qe klubi ka, me bindi dhe ma beri me te lehte zgjedhjen. Shpresoj qe se bashku te bejme gjera te medha dhe te rikthejme titullin kampion ne Kukes dhe Kupen e Shqiperise. Per mua eshte kenaqesi qe te vesh fanellen e Kukesit dhe do te jap me te miren time! Forca Kukesi”, tha Ndreca ne fjalen e tij te pare si futbollisti yne.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Edison Ndreca

Mosha: 26 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.83 m

Pozicioni: Mbrojtes i majte

Klubet e mëparshme: Laci, Burreli, Beselidhja, Teuta, Kastrioti, Bylis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *