Kukësit i ikën edhe një tjetër titullar

1 min read

Kukësi zyrtarisht ndahet nga mbrojtësi Erhun Obanor.

Ditën e djeshme nigeriani u përshëndet me shokët e skuadrës dhe mori lejekalimin, ndërkohë që tani duhet të vendosë se ku do ta vijojë karrierën.

Obanor la Kroacinë, ku më parë ishte aktivizuar me Rudes dhe iu bashkua skuadrës së Kukësit. Mbrojtësi u aktivizua në 26 ndeshje si titullar dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të verilindorëve sezonin e shkuar.

‘Erhun Obanor nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësit nigerian i përfundoi kontrata këtë verë dhe pavarësisht se klubi i ofroi një kontratë të re me kushte shumë të mira, dëshira e futbollistit ishte të provonte një aventurë jashtë Shqipërisë!

Klubi i Kukësit e falënderon mbrojtësin nigerian për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Obi! Thank you Obi!’, shkruhet në njoftimin e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *