Kuksianët me koronavirus shkojnë e kurohen në Prizren dhe Gjakovë dhe jo në Tiranë

Qytetarët kuksianë të prekur nga Covid-19 nga zgjedhin të kurohen në Prizren dhe në Gjakovë.

9 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në këtë spitalin e Prizrenit.

Për shkak të afërsisë Prizreni është kthyer në një qytet të dytë për qytetarët kuksianë e veçanërisht për ata që janë infektuar me Covid-19.

Që prej fillimit të pandemisë në këtë spital kanë marrë trajtim 21 persona nga të cilët 11 janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër vijon të trajtohet aty. Drejtori i Spitalit Afrim Avdiaj, thotë se aktualisht janë 9 qytetarë nga Kukësi me Covid që janë të shtruar dhe se trajtimi ndaj tyre po bëhet njësoj si për qytetarët e Kosovës.

Ai njofton më tej se, në këtë institucion shëndetësor nuk është regjistruar asnjë rast i konfirmuar nga koronavirusi i ri britanik.

Ndryshe, prej disa vitesh në Spitalin e Prizrenit, trajtohen edhe të sëmurët me hemodializë.

Janë 14 persona nga Kukësi që udhëtojnë tri herë në javë në Prizren pranë spitalit të përgjithshëm, i cili ka një shërbim hemodialize dhe dy salla me kapacitet me 230 aparatura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *