• Wed. Apr 24th, 2024

Kuksianët në protestë kundër rritjes së çmimeve

Mar 10, 2022

Pas Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, një ditë më parë, këtë të enjte edhe qytetarët e Kukësit kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve në mënyrë abuzive.

Me dhjetëra qytetarë në këtë qytet zhvilluan një marshim në formë proteste ndaj rritjes së çmimit të naftës, por edhe të ushqimeve.

Ndonëse të paktë në numër, marshimi i tyre ka nisur nga Stacioni i Autobusëve deri ne sheshin e qytetit. “Rritja e çmimeve po shkakton efektin zinxhir negativ tek të gjithë, sidomos tek familjet e varfra”, shprehen ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *