
Nga Kastriot Dervishi
I burgosuri nr. 1 në Shqipëri vuajti 37 vjet, 10 muaj e 27 ditë burgim
Pas saktësimit të kohës së vuajtjes së Sami Dangëllisë me gjithsej, 37 vjet, 4 muaj, 15 ditë burgim (kishte probleme përllogaritja e dënimit të parë), rezulton se i burgosuri me kohë më të gjatë në Shqipëri është Hasan Mustafa Dida (1916-1998), nga Pobregu të Kukësit, i cili vuajti dënimet politike në vitet 1948-1963 dhe 1967-1990. Hasani u burgos 32 vjeç dhe doli nga burgu në moshën 74 vjeç.
Dënimi i dytë erdhi pasi realizoi me sukses arratisjen, por jugosllavët si edhe shumë raste të tjera e kthyen në Shqipëri.
Me dy dënime të dhëna në vitet 1951 dhe 1967, Hasani vuajti burgime të gjata.
Në regjimin komunist ishte i lirë vetëm në vitet 1945-1948 dhe 1963-1967.
Kush ka informacione apo fotografi të Hasan Didës mund të na shkruajë në Inbox