• April 20, 2024 11:34 am

Kundërshton policinë në Prizren, qytetari nga Shqipëria prangoset i plagosur

Policia në Prizren ka arrestuar një qytetar të Shqipërisë pasi kishte penguar dhe ka tentuar të sulmoj zyrtarët policor të Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në një rrugët e qytetit të Prizrenit ku i dyshuari mashkull  qytetar i Shqipërisë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin ka penguar dhe ka tentuar të sulmoj zyrtarët policorë.

Si pasojë një zyrtar policor ka marrë ndihmë mjekësor, ashtu si edhe i dyshuari, pasi kishte marrë dëmtime gjatë arrestimit.

Policia e kosovës njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mesohet se arrestimi i shtetasit shqiptar gjatë kohes kur policia e Prizrenit po kryente kontrolle në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

‘Një varg masash janë ndërmarrë nga ana e policisë në Prizren në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë’, thuhet në njoftim e policisë së Prizrenit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *