• Mon. Apr 29th, 2024

Kurti ndalon në Kukës, viziton varrin e Hasan Prishtinës

Kryeministri Albin Kurti pas pjesëmarrjes në seancën e përbashkët parlamentare në Tiranë bëri homazhe në varrin e Hasan Prishtinës në Kukës.

Kurti u shpreh se në shtator të vitit të ardhshëm do të zhvillojmë një mori aktivitetesh në nderë të 150 vjetorit të lindjes së një prej figurave më madhore të kombit shqiptarë.

Kryeministri Albin Kurti, ishte pasdite në Kukës ku takua me Kryetarin e Bashkisë Safet Gjici dhe ku bashkë me ish kryeministrin Pandeli Majko dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi bën homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kurti nderoi dhe vendosi një tufe me lule edhe tek varri Hasan Prishtinës, i cili prehet ne varrezat e Dëshmoreve të Kombit në Kukës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se në shtator të vitit të ardhshëm në Kukës të dyja shtetet do të zhvillojnë një mori aktivitetesh në nderim të 150 vjetorit të lindjes së një prej figurave më madhore të kombit shqiptarë, Hasan Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *