• Wed. Apr 24th, 2024

Ky është simboli i binomit LIRI-DEMOKRACI!- Nga Admir Sinamati

Lindi nga mendja, gjaku, shpirti dhe zemra e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit “90.
U kërkua me ngulm dhe u rikthye tek çdo shpirt i lirë falë Lëvizjes “Foltorja” 2021.
Në fillim hienat e dogjën me zjarr, armiqtë e lirisë e shkuan me plumba, vetë heretikët e quajtën herezi; por shumë shpejt bardhebluja u shndërrua në energji nukleare për më të mirën e Kombit tonë të lashtë.

Me datë 11 Dhjetor 2021, Doktor Berisha ua ktheu demokratëve dhe Shqipërisë trofeun të shëruar, pasi kishte kohë i gjymtuar.
Së fundmi autorët e plagosjes dhe gjymtimit të këtij simboli dhe vetë trupit demokrat po kërkojnë të valëvisin atë të gjymtuarin prej tyre.
Shërbëtorët po tentojnë ta mbajnë larg të vërtetën, po e bëjnë me ndërrim bravash, me zinxhirë në dyer, me ftesë për përçarje por në fakt po marrin turpin me vete.
Vetëdija politike jo vetëm e anëtarësisë së PD por dhe gjithë shqiptarëve janë me simbolin e shëruar.

Sot, të sëmurët do jenë në një sallë duke dëgjuar leksione demokracie dhe lufte nga një autokrat prej koloneli që nuk u bë kurrë gjeneral e aq më pak “doktor”, por shërimin do e gjejnë nga kutitë e votimit të demokratëve kudo në Shqipëri që në fakt do mbushen me “fletë-recetën” demokratike e plotësuar në Kuvendin e 4935 mendjeve të lira.

11 Dhjetori i Rithemelimit nuk pengohet nga presionet, mashtrimet, dyert e mbyllura me brava alla-lulzim, aq më pak nga fallsifikimi mediatik pasi simbolika bardheblu nuk pengohet nga asgjë, ajo është Oksigjen, Frymëmarrje, Jetë.
Sot do të vërtetohet..
Suksese PD e Rithemeluar! ??✌️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *