Lajm i keq/ Një kuksian humb jetën nga koronavirusi

Për fat të keq, një kuksian ka humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë në raportimin e saj ditor.

Sipas të dhënave, viktima nga Kukësi është një 78-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai mësohet se ka qenë me sëmundje shoqëruese.

‘Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53  vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 78 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *