Lajm i keq për kuksianët/ Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme se do të ndërpresë shërbimin në Zyrën e Vizave dhe e Pasaportave për një kohë të papërcaktuar. Në një njoftim në faqen facebook të ambasadës sqarohet se prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Njoftimi i plotë:

Prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale, Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *