• April 20, 2024 10:02 am

Lajmi i keq/ Një tjetër kuksian humb jetën nga koronavirusi

Sërish lajme të këqija për Kukësin.

Një kuksian ka humbur jetën për shkak të koronavirusit Covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, një 81-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën në spitalin Covid-2 tek Sanatoriumi.

Edhe një ditë më parë humbi jetën një tjetër qytetar nga Kukësi, duke e çuar në 8 të vdekur numrin total të viktimave nga koronavirusi në qarkun e Kukësit.

‘Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen;

një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *