• April 20, 2024 2:59 pm

‘Lajthiza’, uji që shuan etjen e shqiptarëve

Gjatë vitit 2021 në sektorin e ambalazhimit të ujit u shtua një operator i ri, i cili deklaronte një investim të realizuar prej rreth 20 milionë euro.

Është mëse e natyrshme që kur tregut i shtohet një operator i këtyre përmasave, shumë e përkthejnë si lajm të mirë për ekonominë dhe vërtet i tillë është. Pasi injektimi i miliona eurove në ekonomi ka impaktin e tij pozitiv ekonomik dhe social. Por ndërkohë është e natyrshme, e logjikshme që aktorëve të tjerë ekzistues të këtij tregu ti rriten kokëçarjet dhe kokëdhembjet që vijnë nga situata e re që sjell një konkurrent i ri, por i fortë, potencialisht.

Sepse tregu ka një përmasë të caktuar dhe operatori i ri që futet në të do të kërkoj të marrë pjesë nga kompanitë ekzistuese.  Mirëpo Presidenti i kompanisë ‘Lajthiza Invest’ shfaqej tërësisht i pashqetësuar nga ky zhvillim i tregut 2021. Madje, edhe karshi lajmeve ditore të tipit ‘nuk pashë më ujin tënd në x apo y local’ ai i përgjigjej me humor: do të kthehen sërish tek ‘Lajthiza’.

Dhe vërtet ashtu ndodhte brenda një kohe të shkurtër. Mënyra si përformoi kompania ‘Lajthiza Invest’, kompania që trajton dhe ambalazhon ujin e famshëm i dha të drejtë në mënyrën e perceptimit dhe të parashikimit të situatave Hajri Elezit.

Aktiviteti i ‘Lajthiza’-s jo vetëm që nuk është cenuar aspak nga shtimi i konkurrencës, por përkundrazi ajo ka rritur edhe më tej fuqitë konkurruese në treg. Sepse aktiviteti i saj u rrit me afro 20 për qind, çka do të thotë se nga rreth 13.1 milionë euro që ishte ai në vitin 2020, në vitin 2021 ai shkoi në rreth 15.5 milionë euro.

Me këtë volum aktiviteti, por edhe me disa tregues të tjerë që lidhen me të, sikurse numri i madh i punonjësve ‘Lajthiza’ ishte sërish fituesja e luftës 1 vjeçare në sektorin e ambalazhimit dhe tregtimit të ujit mineral.

Kur biznesmeni Hajri Elezi filloi procesin e investimit në fshatin Lajthizë, me qëllim, ngritjen e një fabrike për trajtimin dhe amblazhimin e ujit dhe nxjerrjen e tij në treg, dy ndjenja më pushtuan në atë kohë. Ndjesia e parë ishte një gëzim i pamatë. Sepse, duke ditur që Shqipëria është një vend i pasur me ujëra- në bazë të statistikave është një ndër vendet më të pasura europiane me afro 13 mijë metra kub për frymë- më vriste sytë realiteti në treg.

Pra ai realitet, ku shumica e kërkësa konsumatore për ujëra plotësohej nga produkte të importit, nga Italia, Greqia e deri nga Franca. Ky ishte një paradoks i madh, ky ishte një realitet i pakëndshëm dhe i papranueshëm. Ndaj, çdo përpjekje që synonte reduktimin e kësaj dukurie jopozitive ishte e shumëdëshiruar. Ofrimi në treg i një produkti ‘made in Albania’ ishte përveçse veprim biznesi, edhe veprim patriotik.

Të cilin Hajri Elezi e ndërmori në një situatë të vështirë, sikurse ishte periudha pas vitit të vështirë të 97-tës.

Mirëpo duke qenë se, sikurse thamë edhe më lart, thuajse e gjithë kërkesa konsumatore për ujë të pijshëm mineral plotësohej me produkt importi, ky lloj dominimi në treg më impononte një lloj pesimizmi për suksesin e nismave të reja vendase. Për pasojë edhe për nismën dhe investimin e Hajri Elezit. Ndërsa vitet kalonin dhe prania e ujit Lajthiza në treg sa vinte e rritej unë provoja ‘zhgënjimin’ tim, për mosdaljen e parashikimeve të mia.

Mirëpo është nga ato zhgënjimet pozitive, të cilat njeriu lut që ti ndodhin. Aktualisht, Lajthiza INVEST është kompania më e madhe e prodhimit të ujit të pijshëm. Dhe ky nuk është një konkluzion apriori, por ajo cfarë tregojnë shifrat e performancës gjatë vitit 2021 e që iu referuam më lart. Uji Lajthiza ka arritur të shkojë edhe në tavolinat e konsumatorëve të huaj si atij zviceran, britanik, të Emirateve të Bashkuara Arabe, pa llogaritur konsumatorin kosovar. Pra, brenda një harku kohor prej 20 vitesh, në saj të kompanive si Lajthiza, Shqipëria pësoi një metamorfozë të shumëdëshiruar ku kërkesa konsumatore për ujin plotësohet thuajse nga vendi, ndërkohë që një pjesë e tij edhe eksportohet.

Pas kaq vitesh aktivitet, fabrika e ‘vjetër’  e ka të pamundur për të plotësuar kërkesat gjithnjë e në rritje për ujin Lajthiza, ndaj investitori i saj, Hajri Elezi po përfundon edhe fabrikën e re me teknologjinë më bashkëkohore, çka do të rrisë mundësitë prodhuese të saj.

Sa herë që haset një histori suksesi, jo vetëm në biznes, por kudo, është e pashmangshme pyetja se kujt i dedikohet ajo? Me çfarë faktorësh shpjegohet ajo? Hajri Elezi vërtet e ndërtoi fabrikën e ujit Lajthiza në vitin 1999, por idenë për studimin dhe konkretizimin e saj e kishte nisur që në vitin 1996 nëpërmjet studimit të cilësisë së ujit të synuar. Dhe rezultatet e analizave që mori nga laboratorët e huaj me kredibilitet të fortë profesional ishin befasuese edhe për vetë atë. Ishte i bindur në cilësinë e ujit që buronte nga Mali i Roshit, por analizat laboratorike në Itali, i përforcuan jo vetëm bindjet për ujin, por edhe për nevojën e nisjes së këtij biznesi.

Uji, përveçse cilësor, rezultonte nga analizat edhe me përfitime të mëdha shëndetësore. Por nuk u mjaftua vetëm me cilësinë natyrale të ujit, por e përmirësoi atë edhe nëpërmjet një sistemi filtrimi nga më të përparuarit e kohës, çka e ka bërë ‘Lajthiza’-n një ujë tepër të lehtë.

Megjithatë, sikurse thonte Peter Drucker,një economist i njohur austriako-amerikan ‘në një shërbim apo në një produkt, cilësia nuk është ajo që fusni ju në të, por ajo që klienti e konsumatori nxjerrin prej saj’. Që në rastin e Lajthizën do të thotë që produkti që nxjerrin konsumatorët e përditshëm nga shishet e madhësive të ndryshme është një produkt tejet cilësor.

Koha që ka kaluar tregoi që uji Lajthiza e zgjeron praninë e saj në treg në mënyrë të vazhdueshme e sistematike. Ky produkt ka një tendencë të vecantë. Sepse konsumatorin egzistues e ruan, pikërisht prej magjisë së kontaktit të parë që ka patur  me të, ndërkohë që rritja i besohet konsumatorëve të rinj dhe eksportit.

Në tregun shqiptar janë afro 50 kompani që veprojnë në fushën e ambalazhimit dhe tregtimit të ujit, mirëpo është e qartë që fituesja e skeptrit të garës për vitin 2021 është padyshim Lajthiza. Lajthiza Invest është tashmë një kompani e bujshme në treg, mirëpo pas çdo bëme të bujshme qëndrosh veprimi i guximshëm i dikujt.

Dhe në rastin konkret qëndron sipërmarrja e Hajri Elezajt. Që fare mirë mund ti adresonte energjitë e tij përpara mbi 20 viteve në sektorë të tjerë, por preferoi të ndërtojë një biznes të dobishëm në rang kombëtar, sikurse është  ambalazhimi dhe tregtimi i ujit të njohur ‘LAJTHIZA’ me të cilin shuajnë etjen shumica e shqiptarëve

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *