
Ti që e deshe aq shumë jetën njerëzore, nuk duhej të ikje,
Ti që e dashuroje shumë natyrën, nuk duhej të ikje,
Ti që aq shumë na dhe, nuk duhej të ikje,
Ti që na le plot gjëra përgjysmë, nuk duhej të ikje,
Ti që kishe plot për të na thënë, nuk duhej të ikje,
Ti që aq shumë e doje familjen, nuk duhej të ikje,
Ah, mik e shok i mirë, kaq papritur, nuk duhej të ikje…
Ti qe një vegim i praruar i kësaj jete…
Lamtumirë, o shpirt i madh human.
Qetësohu në tokën qe aq shumë e deshe.
KOHA
Shkruar nga Besnik Hallaçi
…Më ngjan sikur nuk jam unë
Por më duket vetja si dikush tjetër
Edhe shumë gjëra do më ndodhin
Në veten time ngadalë tretur.
E shoh rrugën e bërë dhe portretin tim pa droje,
Në udhën e gjatë a të shkurtë se di.
Ka dashuri, brenga, miqësi, zhgënjime.
Me veten shihem sy më sy….
Do të të kujtojmë në ngjyrat e bukurinë e tulipanëve tanë!