Lamtumirë Besnik Hallaçi, o shpirt i madh human-Nga Besim Cengu

Ti që e deshe aq shumë jetën njerëzore, nuk duhej të ikje,

Ti që e dashuroje shumë natyrën, nuk duhej të ikje,

Ti që aq shumë na dhe, nuk duhej të ikje,

Ti që na le plot gjëra përgjysmë, nuk duhej të ikje,

Ti që kishe plot për të na thënë, nuk duhej të ikje,

Ti që aq shumë e doje familjen, nuk duhej të ikje,

Ah, mik e shok i mirë, kaq papritur, nuk duhej të ikje…

Ti qe një vegim i praruar i kësaj jete…

Lamtumirë, o shpirt i madh human.

Qetësohu në tokën qe aq shumë e deshe.

KOHA

Shkruar nga Besnik Hallaçi

…Më ngjan sikur nuk jam unë

Por më duket vetja si dikush tjetër

Edhe shumë gjëra do më ndodhin

Në veten time ngadalë tretur.

E shoh rrugën e bërë dhe portretin tim pa droje,

Në udhën e gjatë a të shkurtë se di.

Ka dashuri, brenga, miqësi, zhgënjime.

Me veten shihem sy më sy….

One thought on “Lamtumirë Besnik Hallaçi, o shpirt i madh human-Nga Besim Cengu

Leave a Reply to Hatixhe Çollaku-Ademaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *