
I dashur mik,
Kur po nisja të shkruaja këto radhë, m’erdhi nji mesazh i shkrimtarit Ramiz Kelmendi: “Te vajtojme per ALIUN, Petrit, me te madh e me te vogel, qe mban emrin Shqiptar!”
Prandaj, nuk mund të më shkonte mendja kurrsesi se sot do të komunikonim kësisoj, ku në bisedën tonë do të futej tashmë vdekja e poetit Ali Podrimja, për të cilin, për fatin keq tonin, duhet të themi tash e tutje: “I paharrueshmi Ali Podrimja!”
Në takimin që u mbajt në Prizren për krijimtarinë tuaj, para tri javësh, qe i pranishëm edhe AI, me praninë fizike, por dhe me fjalën e tij, si gjithnjë kontribuese për poezinë, me ç’rast për poezinë tënde të bukur.
Tashti në kujtesën tonë ajo mbrëmje, do të ngulitet mirë si Mbrëmja e ALI PODRIMJES, pikërisht në nji qytet si Prizreni, në këtë qytet pelegrinazhi të krijuesve të njohur, sa, pa e tepruar mund ta quajmë, si e theksova dhe n’atë takim, si qyteti i Mitrush Kutelit, Anton Pashkut, Vath Koreshit, Ali Podrimjes, Visar Zhitit, etj, me nji fjalë, qyteti i fjalës së bukur shqipe të këtyre krijuesve.
Ndarja me Ali Podrimjen, në orën 23.00, kur ai po nisej për Prishtinë, qe nji ndarje e zakonshme, siç ndahen njerëzit e letrave, por aspak ndarje lamtumirëse ose, tani, nuk na e do zemra të themi kështu. Qe nji premtim i tij se do të mblidheshim në Kukës, në fund të shtatorit, por… fund-shtatori i 2012-s ka me qenë trazues dhe i përmallshëm për ne.
Takimi në atë mbrëmje magjike në Prizren, ndoshta qe dalja e fundit publike e poetit tonë të dashur Podrimja. Them kështu, sepse pjesëmarrja e tij në Festivalin e poezisë në Francë, qe nji lloj soditje, një përpjekje për të lëshuar lamtumirën e fundit.
Ngushëllimi më i pakët, këto ditë, kur ndërmendim mungesën fizike të Podrimijes, është vepra e tij poetike, padyshim ndër më interesantet në letrat shqipe.
Te Podrimja do të jetë gjithmonë prania, një prani solemne, krejt kumt drite e mirësie, siç është e njëllojtë edhe prania e dy poetëve të tjerë: Martin Camaj dhe Azem Shkreli. Në këto dy dekada të mbrame, ky qe fati i tre poeteve virtuoze te shqipes: MARTIN CAMAJ – AZEM SHKRELI – ALI PODRIMJA, te cilet u larguan pa lejen tone, por vetem me lejen e Zotit.
Të tre qenë tokesorë dhe qiellorë njëkohësisht.
Camaj vdiq ne dhe te huaj, ne syrgjynin e gjate dhe te padashur, Shkreli sa mberrijti n’aeroportin e Prishtines, ndersa Podrimja, sikur shkoi ne France, të lëshonte lamtumiren e fundit në vendin e kahmotshëm te bartesve te kultures së njohur europiane. Tashti, fryma poetike e te treve, asht edhe diell, edhe hane, edhe uje, edhe drite ne vendlindjen e tyre te perbashket: ne trojet shqiptare. E kumti qe vjen prej poezise se tyne, natyrisht, te ngjan se asht kumt hyjnor dhe s’mund te jete tjetersoj.
Petrit Palushi
Pergjigje e Visar Zhitit per P. Palushin/ 23 korrik 2012
I dashur Petrit,
Ju falenderoj i mallengjyer per fjalet dritheruese
per Poetin tone Ali Podrimja.
Nuk e pranojme dot qe nuk do ta shohim me,
nderkohe ne patem fatin qe e pame nder te fundit nga ana ketej
dhe Ti the ato fjale te shkelqyera per Ate.
Poet i shkelqyer i etnise, me identitet dhe universal,
hermetik ne kuptim estetik dhe ekzistencial, shqiptar dhe Njeri,
i natyrshem dhe i thjeshte dhe i madherishem se brendshmi.
Filmimi i Prizrenit mbase eshte i fundit i Ali Podrimjes tone,
te lutem, ma dergo, ta kem dhe une se, kur kujtoj fjalet e Tij per romanin tim,
rreqethem dhe syte i kam plot me lote.
Me vjen mire qe dini te doni aq mire, gje qe duket dhe ne vepren Tende,
ato isha duke pare, por na ra dhembja per Aliun e Madh.
Kurajo dhe ngushellime per Mikun, Aliun e zevendeson vetem Aliu,
poezia e Tij e gjithmonte, zeri i Tij qe vjen nga thellesite e do te shkoje thellesive.
Perzemersisht,
duke te uruar cdo te mire,
Visar Zhiti