
Libri i studiuesit Besim R. Ceng
FJALA SI ALGJEBËR SEMANTIKE
(E botoi “Arbëria”, Tiranë 2019)
Në këtë libër edhe shkrimi
TRAGJIKOMEDIA E NJË BOTE TË TRISHTUAR
(Për romanin tim “Tri motra në një qytet”, botim i OMBRA GVG, Tiranë 2005; Shkrimi është botuar fillimisht te Faqja elektronike revistadenfloina, viti 2008)
FRAGMENT SHKRIMI
…
Romani “Tri motra në një qytet”, është pritur mirë nga lexuesi, që do të thotë, se jo vetëm sjell ide të reja e nivel të kënaqshëm artistik, që po le gjurmë tek lexuesi, por nga ana tjetër, po shkund edhe një farë pluhuri që ka rënë përmbi prozën artistike shkruar e publikuar viteve të fundit. Autori me”Tri motra në një qytet”, e themi pa ndrojtje, ka ndikuar admirueshëm në thyerjen e kornizave të përthyera artistike, duke krijuar një prozë tjetërlloj, përkundër shtampave e modeleve steriotipe të deritashme… Nuk është vetëm fjala e bukur që tërheq publikun, por sot kur jetojmë prakticitetin në çdo fushë të jetës.
Në art mbi të gjitha është kumtimi i fjalës, ç’farë mesazhi i përcjell lexuesit përmes ligjërimit të thjeshtë, të bukur e autentik. Kjo është mjeshtria e finesa në art. Sot edhe në praktikën artistike botërore shkruhet shkurt, duke përcjellë hapur idenë se i ka ikë koha epopeve shumëvëllimshe. Dhe kështu është në fakt në këtë kohë dinamike.
Si i tillë është paraqitur shkrimtari Petrit Palushi me romanin e tij, ashtu sikurse me këtë vepër ka treguar, se në letërsi nuk ka “provincë” dhe “provincializëm”. Fakti se romani i tij “Tri motra në një qytet”, aktualisht hyn në një prej krijimeve më të mira në prozën moderne të viteve të fundit, e fashit këtë koncept të tejkaluar.
“Të bësh një hap përpara, të thuash një fjalë të re, kjo i frikëson njerëzit më së shumti”, thoshte Dostojevski. Hedhja e një hapi përpara nga prozatori Petrit Palushi me romanin “Tri motra në një qytet” dhe thënia e një fjale të re artistike në këtë vepër, nuk duhet të frikësojë askënd.
Përkundrazi duhet parë me admirim.