Liqeni i Fierzës ndalon prodhimin e energjisë elektrike

Liqeni i Fierzës, rregullatori hidrik i tre hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, duket se ka arritur në pikën kritike.

Edhe prurjet janë në nivelet më të ulëta të shënuar të paktën gjatë dy dekadave të fundit në rreth 80 metër kub ujë në sekondë.

Nga një matjet mekanike e bëra në harkun e 24 orëve rezultoi se niveli i liqenit të Fierzës bie në pak më shumë se 1 centimetra në 24 orë.

Kjo situatë duket se ka diktuar edhe ndalimin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC i Fierzës për të ruajtur nivelin e ujit.

Në kaskadën e Drinit po prodhohet energji elektrike vetëm nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, të cilët furnizohet edhe nga burimet e tjera hidrike përveç koordinimit të rrjedhjes nga liqeni i Fierzës.

Sakaq bëhet e ditur se Korporata Elektroenergjetike shqiptare deri në 22 mars ka shpenzuar 6.2 milionë euro për të blerë 272 mijë megavat energji, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e vendit. Në këtë mënyrë duket se është siguruar furnizimi me energji deri në fillim të verës, pavarësisht situatës hidrike në vend./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *