• April 19, 2024 10:47 pm

Lojtarët e Kukësit ngelin pa paguar, rebelohen në fushë

Kukësi gjatë javëve të para të sezonit të ri po përjeton një situatë shumë të vështirë brenda fushës, por kjo po ndodh edhe jashtë saj së fundmi.

Pas raportimeve të medieve të ndryshme, bëhet e ditur se lojtarët kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen e sotme në shenjë proteste për mosdhënien e pagave të muajve të kaluar.

Lojtarët janë ulur në fushën e lojës në formë proteste dhe e kanë bërë të qartë se do stërviten dhe luajnë në momentin që do paguhen të gjitha pagat e pa dhëna.

Situata nuk është aspak e qetë dhe mbetet të shihet sesi do reagojnë drejtuesit e klubit kundrejt kësaj gjendje.

Ndërkaq, Sadik Vitija nuk dëshiron të vazhdojë me Kukësin dhe dje ai ka kërkuar lirimin nga kontrata e firmosur në ardhjen e tij.

Kujtojmë se Kukësi ka humbur dy ndeshjet e para në kampionat dhe tani gjendja e vështirë rendohet akoma më shumë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *