Longo dorëhiqet, por më pas ndërron mendje

“Lojtarëve pas ndeshjes u thashë të mos dëgjojnë gjërat e këqija që ndoshta do të publikohen, se ata u munduan deri në fund të fitonin.

Kemi 7 pikë si në dy fazat e para, pra po bëjnë mirë. Por është e çuditshme që Kukësi nuk ka këtë imazh të mire”.

Diego Longo pas ndeshjes së barazuar 1-1 me Teutën është shfaqur i dëshpëruar, në konferencën për shtyp, për renditjen dhe performancën e skuadrës.

Sipas burimeve brenda klubit, tekniku italian i kishte komunikuar lojtarëve dorqëheqjen nga pankina e bluve, por më pas bëri prapaktheu.

Një situatë e përsëritur e italianit, pasi më datë 3 tetor të vitit 2021 po në takimin ndaj Teutës, u përfol për një dorëheqje të tij, por krerët e klubit ishin bindës sa i kthyen mendjen teknikut të vazhdonte aventurën në krye të skuadrës.

DEKLARATA E KUKËSIT
Zyra e shtypit njofton se “Diego Longo do të vazhdojë të jetë trajner i Kukësit”. Pas përfundimit të takimit me Teutën e përfunduar me shifrat 1-1, italiani kishte dhënë dorëheqjen, duke ia komunikuar vendimin e tij lojtarëve, të cilëve i konfidoi se nuk do të ishte më në krye të skuadrës verilindore. Zërat për një largim të 46-vjecarit i ka dhënë fund klubi me një deklaratë zyrtare, ku theksohet se “Stafi drejtues ka besim të plotë te trajneri Longo dhe te futbollistët e skuadrës dhe nuk ka asnjë lloj presioni karshi tyre nga ana e klubit”. Në fund të deklaratës, zyra e shtypit pranë klubit të Kukësit kërkon nga mediat që të tregohen profesionale karshi klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *