• Thu. Apr 25th, 2024

Longo nuk dorëzohet, kërkon kreun e tabelës

Feb 7, 2022

Ritmi që ka Tirana detyron ndjekësit të flasin më zë të ulët kur bëhet fjala për titull.

Humbja e rëndë që Kukësi pësoi një javë më parë zbuti verilindorët, por kurrsesi as Longo e as lojtarët nuk kanë ndërmend të dorëzohen përpara kohe.

Kukësi gjeti forca dhe reagojë shpejt, duke marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë Egnatias, kjo ishte gjëja më e rëndësishme pas humbjes së pësuar kundër Tiranës, ekipi i tij di të reagojë.

Pavarësisht se ndodhen 9 pikë larg kreu, Diego Longo vijon të besojë, fundja është luajtur vetëm gjysma e sezonit: “Ne do të luftojmë në çdo ndeshje! Duhet të luftojmë me çdo kundërshtar, duhet të japim maksimumin tonë në çdo ndeshje dhe stërvitje, kjo është ajo që duhet të bëjmë në vazhdim”, u shpreh Longo Diego Longo pas fitores kundër Egnatias.

Kalendari i vjen sërish në krah teksa këtë javë përballen me Kastriotin, ekipi i fundit në tabelën e klasifikimin, një ndeshje ku kërkohen pikët e plota me çdo kusht përpara se të përballen me Laçin, rivalin e tyre direkt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *