Longo “shpërthen” ndaj arbitrave: Këtu është xhungël, Kukësit iu mohua fitorja

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Egnatias në sfidën e luajtur në Kamëz. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku italian i verilindorëve, Diego Longo, dha opinionin e tij për këtë sfidë, duke shfryrë ndaj Federatës dhe arbitrave.

“Ne e fituam ndeshjen, nuk e kuptoj çfarë duhet të ndryshojmë. Rezultati është 2-1. Duhet të ndryshohet vetëm arbitri. Nuk e di se çfarë bënë kjo Federatë. Nuk kam asnjë fjalë. Nuk e di pse arbitri nuk e pa me VAR. VAR-i mund të gabojë, por gjyqtari duhet ta shikonte.

Është gol, edhe nëse e ka prekur është gol. Dora ishte e ngjitur me trupin. Kjo është një xhungël. Trajneri kërkoi shpjegime dhe delegati kaloi me ofendime personale.

Nuk mund të luash çdo ndeshje si Barcelona dhe Mançester Siti. U munduam të luajtëm të sigurt në pjesën e dytë. Për këtë jam i qetë.

Jam i lumtur për Çollarin sepse është pa eksperiencë. Përballë Tiranës ka bërë një ndeshje perfektë dhe sot bëri gabime. Duhet ta analizojmë dhe të shohim se çfarë mund të rregullojmë.

Sa i përket Hilës, mund të them që ai është ende te Kukësi. E kam thënë që ai është një futbollist i mirë dhe mund të bëhet më i miri ose më i keqi”, u shpreh Longo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *