• April 23, 2024 1:04 pm

Në Kukës prej më shumë se një jave po digjen pyjet, ndërsa tymi prej ditësh ka mbuluar zonën, ku pavarësisht ndërhyrjen nga ajri dhe nga toka vatrat e zjarrit janë tepër agresive.

Vatrat më problematike vijojnë të mbeten Laku i Thive dhe Maja e Rrunës në Kukës, ku për shkaka të erës së fortë, temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë për të ndërhyrë, flakët rrezikojnë që të përhapen edhe më shumë për t’u futur më pas në zonën administrative të Pukës. Gjithashtu ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri.

Gjatë mëngjesit të sotëm në Maja e Rrunës janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të Njësia Administrative Malzi, 20 forca nga komuniteti I zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Operacionet po përqendrohen në Majën e Rrunës dhe Qafën e Mollave që kufizojnë Malziun me Mirditën, ku prej ditësh po digjet një sipërfaqe e madhe pyjore. Ndërsa vatra në Lakun e Thive, e favorizuar nga era pritet t’i afrohet Pukës.

Edhe në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë, Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, Margegaj, ku janë angazhuar 6 punonjës të pyjores ,5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës për shuarjen e flakëve.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *