Lufta në Shqipëri ka filluar që në 2016 -Nga Gëzim Allaraj

Por Lufta në Shqipëri ka filluar që në 2016 .
Luftë do të thotë, humbje jete dhe humbje të lirive dhe të drejtave, uri, papunësi, të mos marrësh të drejtën e pensionit, të mos marrësh dëmshpërblimin e pagës, të aksidentit, të ndihmës ekonomike, të drejtën nga detyrim për ushqim në një divorc familjar, të drejtën e pronësisë nga vonesat shtetërore apo një konflikt juridiko-privat.
Për muajin Mars gjykata e Apelit Tiranë gjykon vetëm 70 çështje pra 2 gjyqe në ditë. Vonesa në ekstrem e gjykimeve është krim kundër qindra apo mijëra pensionistëve që vdesin pa e shijuar pensionin pra në varfëri.

‘Reforma në Drejtësi’ është padyshim një nga krimet më të mëdha kundër drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit kështu siç u bë. Largohen profesionistët e ‘ korruptuar ‘ por lihet në fuqi korrupsioni dhe ata që do të vijnë janë shenjtorë?

Jo. Do të vijnë joprofesionistë të ‘pa korruptuar’, por në 10 vjetët e ardhshme. Pra jemi pa gjykata. Një shtet pa gjykata nuk është shtet por grupe njerëzish në anarki të plotë. Dhe një roje diku largohet dhe zëvendësohet me një tjetër.

Gjyqtarët nuk po i zëvendësojnë. E pra injorancë inekstremis nga Parlamentarët pozitë-opozitë, përfshirë dhe Ministrinë e Drejtësisë të përfshirë në ‘Reformën në Drejtësi’.

Korrupsioni mund të largohet vetëm me procedurë nga : Paanësia Objektive. Po e kuptojnë Parlamentarët dhe anëtarët e Qeverisë paanësinë objektive? Jo. Mendoj dhe numri i juristëve që mund ta kuptojnë numërohet me gishtat e njërës dorë .
Dhe shqetësohemi për Luftën në Ukrainë(!!!).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *