
Është publikuar projekti më i rëndësishëm i vitit të kaluar për Lumën, një këngë për krahinën dhe historinë e saj.
E bazuar kryesisht në betejën e qafës së Kolesjanit në vitin 1912 kundër Serbëve, kënga flet për ato kohëra epike të krahinës së Lumës.
Me një interpretim të shkëlqyer nga aktori Reshat Arbana dhe këngëtarët e njohur Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj, kënga vjen si një himn i zonës së Lumës dhe më gjerë.
LUMA PUSHKË LIRIE
Interpretojnë:
Reshat Arbana
‘Nderi i kombit’
Ilir Shaqiri
‘Nderi i republikës së kosovës’
Nikollë Nikprelaj
‘Mjeshtër i merituar’
Muzika & orkestrimi:
Edmond Zhulali
‘Kalorës i urdhërit të skënderbeut’
Teksti:
Luftar Spahiu
Lavdrim Rata