• April 19, 2024 10:09 pm

Lumjanët, hasjanët dhe gjakovarët duhet të mbajnë 2 pasaporta-Nga Admir Sinamati

(Duke marrë shkas nga debati per dhënien/mosdhënien e shtetësisë nga presidenti…)

Kur u u vendosën kufijtë e Shqipërisë së sotme nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (29 Korrik 1913), përveç ndarjes brutale dhe të padrejtë të trojeve shiptare, kufiri u vendos mespërmes krahinave të caktuara shqiptare duke bërë edhe ndarjen fizike të tyre madje edhe fshatrave apo fiseve.

Kufiri shqiptaro-shqiptar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka ndarë në mes tre krahinat më patriotike të trojeve shqiptare.
Me padrejtësinë më të madhe sot Luma, Hasi dhe Gjakova kanë mes territorit të tyre dogana që në fakt janë mure.
Nuk e kuptoj se si një lumjan, hasjan apo gjakovar mund të ndihet vetëm “kosovar” apo vetëm “shqiptar”.

Zgjidhja?!

Shumë e thjeshtë; lumjanët, hasjanët dhe gjakovarët më së paku duhet të mbajnë dy pasaporta, atë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Kjo zgjidhje do të ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur keto treva nga shpopullimi dhe varfërimi i përditshëm.
Do të ishte fillim i realizimit ëndërrës së Rilindjes Kombëtare.

Plotësisht e mundur nëse ne do punojmë seriozisht për të!

??????????

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *