• April 19, 2024 6:20 pm

Maja e Rrunës vazhdon të digjet, flakët rrezikojnë Shëmrinë

Prej 15 ditësh pyjet në Majën e Rrunës vijojnë që të digjen, ndërkohë situata paraqitet kritike pasi flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Shëmri.

Ministria e Mbrojtjes njofton se për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez.

Në fshatin Thirre në Mirditë, në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve nga toka, megjithatë situata nuk është problematike.

Fatmirësisht nuk rrezik për zonën e banuar për tunelin e Kalimashit.

Ndërkohë në fshatin Katund i Vjetër situata paraqitet e qetë dhe nuk rrezikon banesat, ndërkohë që po punohet për normalizimin e situatës.

Qarku Kukës

  1. Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e FA, punonjës te pushteti vendor dhe vullnetare po punojnë ne terren.
  2. Bashkia Has, njësia administrative Golaj, vatra ne fshatin Nikoliq është shuar.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *