• April 19, 2024 7:13 am

‘Malok’, problemi i diskriminimit nuk zgjidhet me protesta-Nga Sokol Kolgjini

Natyrisht protesta kundër luftës në Ukrainë në të njajtën kohè kur ishte protesta kundër diskriminimit të “malokève” ishte ligèsi e njerèzve ma të ulèt që po na sundojnè aktualisht, kèta vendas dhe të huej.

Sido, pa e ditë se kush e ka organizue protestën e sotme kundër diskriminimit, pa deshtë me e paragjykue qëllimin e organizatorëve, por duke u përpjekè më gjykue,  logjikisht po mendoj se kjo protestë ishte gabim, sepse:

1- Zvogèlon randèsinè e problemit.

2- Shfryn panevojshëm akumulimin e nevojshëm.

Diskriminimi i veriorëve për një periudhè relativisht të gjatè, kërkon një vëmendje serioze, analizë serioze dhe rrjedhimisht reagim serioz. Ky asht një problem aq i mprehtë saqë na rrezikon ekzistencën tonë kombètare.

Duke besue se ky problem asht sajue dhe nxitë nga politika antishqiptare, të ndihmueme edhe nga institucione jasht shqipnie e që u ka ardhè përshtat pushtetarëve injorantë që nga koha e komunizmit e në vijim, mendoj se nuk mund të zgjidhet me protesta të modelit “popullor” ose “shoqni civile”.

Kto lloj protestash veçse ja zvoglojnè randèsinë. Në të gjitha rastet, kur protestat janë ose nuk janë masive, (pushteti gjithmonë kujdeset që të mos jenè masive), problemi na paraqitet si diçka e randomtè, e kjo për ndryshe mund të quhet degradim i randèsisè së problemit.

Veç kësaj, dihet se protestat shpesh shërbejnë si valvula shkarkimi të revoltës së akumulueme.  Shpesh herë pushtetet sajojnë vetë protesta pikësisht për kèt arsye, pra që të shkarkohet ngarkesa e akumulueme, e këto quhen “protesta të kontrollueme”. Nuk mendoj se asht mirë që një gja kaq e randèsishme me ose pa dashje të përfundojè në protestè shkarkuese.

Nuk asht në të mirën e kërkujt që ne ti shkarkojmë problemet përkohësisht. Kjo mënyrë i shërben veç pushteteve, sepse ata janë të përkohshëm, ndërsa ne jemi këtu bashkë dhe të përhershëm. Ne duhet me u marrë seriozisht me problemet që kemi ose që lindin vijimèsisht, dhe bashkarisht duhet me i zgjidhë ato. Shkarkimi i tyne i përkohshèm veç i shtyn në kohë, e si i tillë, u shërben veç pushteteve, cildo qoftë ai.

Mendoj se problemi i diskriminimit asht i përbashkèt, edhe i veriorève edhe i jugorèvë. Ne bashkarisht duhet me u mbledhë e me seriozitet me mendue zgjidhjet që ky problem të mos na ndodhe në vijueshmèri, as për veriorèt e as për jugorèt, pra t’mos kemi as diskriminim negativ e as pozitiv.

Ndoshta duhet një grup pune, me njerëzit ma të ditun e të qytetnuem, e kta me ba një pakt kombètar me propozime e zgjidhje konkrete.

Nuk asht punë protestash kjo gja.

Do protestoje kush, para kujt e për kë?!

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *