• April 20, 2024 5:42 am

Mbarojnë biletat e ‘lira’, rriten çmimet e biletave për fluturime nga Kukësi

Para mbylljes së kufijve ajrorë nga pandemia në mars të vitit të kaluar, çmimet e biletave shënuan rënie të ndjeshme për shkak të rritjes së konkurrencës, por situata është përmbysur pas rihapjes në prag të sezonit turistik.

Situata paraqitet e njëjtë edhe për udhëtimet nëpërmjet aeroportit të Kukësit, ndonëse ka bileta me çmim të ulët rezulton se pjesa më e madhe e tyre janë të rezervuara. Në gusht, për shkak të kërkesës së lartë çmimet janë më shtrenjtat e gjithë vitit.

Nga 15 korriku u njoftua se do të nisin fluturimet nga Aeroporti më i ri, ai i Kukësit. Fillimisht do të ketë dy destinacione, Stambolli dhe Zyrihu, një herë në javë. Nëse do të fluturosh nga Kukësi drejt Zyrihut në gusht bileta kushton minimalisht 17,040 lekë, pasi opsioni ekonomi promo është shitur.

Data e parë më e mundshme e kthimit është 12 gusht, me ekonomi promo që kushton 6,456 lekë. Në total, bileta vajtje-ardhje kushton 23,496 lekë, ose rreth 190 euro. Më i lirë është Zyrihu në shtator, me vajtje 1,588 lekë, në 20 shtator dhe kthimi më i hershëm i mundshëm është në 30 shtator me 3,704 lekë. Bileta në total shkon rreth 5,300 lekë, ose 42 euro.

Nga Kukësi në Stamboll në 5 gusht vajtja është 6,604 lekë dhe kthimi në datën më të afër është në 12 gusht me 2,985 lekë. Bileta kushton në total 9,589 lekë ose 77 euro pa llogaritur taksën e rrugës së Kombit dhe kostot e karburantit deri në Kukës.

Në shtator, bileta nga Kukësi në Stamboll është shumë më e lirë, me 1,588 lekë vajtje në datën 23 shtator, por vetëm një vend ka me këtë çmim promo, më pas rritet në 11,939 lekë dhe kthimi më i hershëm në 30 shtator, me 2,985 lekë, por vetëm një vend është me këtë çmim dhe më pas kthimi është 13,335 lekë.

Në total bileta vajtje-ardhje , nëse e kap kthimin me promo për të cilin është vetëm një vend i disponueshëm është 37 euro dhe pas përfundimit të tyre rritet ndjeshëm në 204 euro.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *