• Wed. Apr 24th, 2024

Mbaron Kurban Bajrami, mijëra shqiptarë të Kosovës dynden drejt bregdetit

Pak orë pas festës së kurban bajramit, mijëra kosovarë janë zgjuar herët për udhëtuar drejt plazheve të Shqipërisë.

Fluksi më i ngjeshur ka qenë pikërisht në orët e para të mëngjesit duke formuar radhë të gjata në hyrje të doganës së Morinit.

Sipas të dhënave nga Pika e Kalimit Kufitar deri në orën 08:00 kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 8 mijë mjete me rreth 25 mije persona çka ka qenë tepër e vështirë për ti monitoruar.

Vonesa krijon edhe matja e temperaturës nga një mjek i vetëm në doganë, por në shumë raste është mjaftuar vetëm verifikim verbal duke i pyetur nëse kanë temperaturë.

Udhëtarët nga ana e tyre tregojnë se janë mjaft të informuar për situatën e Covid-19, drejtuesit e mjeteve mbajnë maska ndërsa kanë maska me vete edhe personat e tjerë që udhëtojnë në autovetura si dhe në autobusë.

Këta të fundit udhëtojnë me kapacitet të reduktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *