• April 19, 2024 11:03 am

Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës kalojnë kufirin për Shqipëri, në doganë asnjë kontroll anti-Covid

Edhe sot, ditë e dielë, në doganën e Morinit në orët e mëngjesit ka patur fluks të ngjeshur të lëvizjes.

Efektivët e Pikës së Kalimit të Kufirit tregojnë se nga ora 05 derinë orën 9.30 knë hyrë në Shqipëri rreth 7.500 mjete me rrerh 24 mijë persona, shumica e tyre kanë destinacione turistike bregdetin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës etj.

Në këtë numër mjetesh llogariten edhe rreth 50 autobuzë.  Kalimi bëhet nëpërmjet 6 korsive me procedurë të përshpejtuar ku shënohet emri i drejtuesit të mjetit dhe numri i personave në makinë.

Në doganë nuk ka më personel mjekësor që të verifikojë situatën e covid19-tës, pasi me fluksin që është karakteristik për sezonin e turizmit, është e pamundur të bëhet kjo gjë.

Por kemi vërejtur se drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë personat e tjerë si pasagjerë mbajnë maska dhe thonë se janë të ndërgjegjësuar për situatën pandemisë, ndërsa ka persona që e cilësojnë thjesht një propagandë edhe pse bien dakort për mrasat mbrojtëse.

Rreth ores 10.00 në doganën e Morinit fluksi bie në ritmin e zakonshëm, për tu ngjeshur përsëri në darkë në drëjtimin e kundërt./Syri.net

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *