May 19, 2022

Kryeplaku i fshatit Gurre-Kalis, bashke me djalin dhe vellain e tij jane vene ne pranga se kishin mbjelle kanabis.

Masllam Marku, Erils Marku dhe Urim Marku, ky i fundit me precedente penale sipas policise, kishin mbjelle  kanabis ne vendin e quajtur ‘Kepi i Kishes’.

Njoftimi i Policise se Kukësit:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kepi”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës .

Vihen në pranga kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis, djali dhe vëllai i tij, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohet në gjendje të lirë inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kepi”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit, M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis, E. M, 24 vjeç, dhe U. M., 38 vjeç ( person me precedent penal), banues në Gurë-Kalis, Kukës.

Në vendin e quajtur “Kepi i kishës”, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjesuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve, shtetasi I. P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.