• April 23, 2024 12:41 pm

Ditën e djeshme dy persona janë vënë re nga policia kosovare në pikën doganore kufitare Morinë-Vërmicë, duke transportuar çanta me drogë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Kur kanë parë policinë, dy persona kanë lënë çantat me drogë të llojit kanabis që peshonin rreth 28 kg, ku ishin 50 paketime dhe u detyruan të ktheheshin për në Shqipëri.

Antidroga e Prizrenit ka sekuestruar të gjitha çantat në vendin e ngjarjes, ku më pas është njoftuar edhe prokurori.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dy persona vërejnë policinë në kufi, lanë çantën me 28 kg drogë e ikin për Shqipëri.

Një njësit policor gjatë ditës së djeshme ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha.

Sipas raportit policor të dyshuarit pasi kanë vërejtur policët kanë lënë çantat në kufi në Vërmicë, në të cilat ishin 50 paketime me substanca të dyshuara narkotike lloji marihuanë.

‘Fsh. Vërmicë 26.11.2020-18:30. Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar, duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha.

Dy të dyshuarit pasi i kanë vërejtur policët kanë lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti antidrogë i DHTN – Prizren i cili ka gjetur dhe konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike, lloji marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’, thuhet në raport.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *