• April 19, 2024 7:30 am

Me dokumente polake me vete, 2 të rinj nga Kukësi në pranga

Dy të rinj nga Kukësi janë arrestuar, pasi kishin me vete dokumente polake të falsifikuara.

Policia e Kukësit thotë se, në makinën e tyre është gjetur dhe nje shkop bejsbolli.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Morinë-Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin E. Ç., u gjetën një leje drejtimi automjeti polake dhe një letërnjoftimi polake me të dhënat e shtetasit polak M. B., të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *