• April 19, 2024 5:40 pm

Me makinë të vjedhur në Suedi, kapet në doganën e Morinës 22-vjeçari

Një djalë i ri është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinit pasi automjeti me të cilin udhëtonte rezulton të jetë i vjedhur në Suedi.

Në pranga ka rënë 22-vjeçari me iniciale A.A. Policia thotë se gjatë verifikimit në sistem, ka rezultuar se automjeti tip Benz ishte vjedhur në Suedi.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Suedi.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit, gjatë regjistrimit dhe verifikimit në sistem, mjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga shtetasi A. A. rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Suedia, pasi ishte vjedhur në Suedi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip ‘Benz’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *