• Thu. Apr 25th, 2024

Më shumë se 5600 vota në 3 ditë në sondazhin e Luma Post/ Ja kush doli fitues nga kandidatët e PD

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot dhe ju do të kishit përpara listën e mëposhtme të kandidatëve të propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, ju kë do të votonit?

Ky ishte sondazhi i organizuar për 3 ditë nga Luma Post nga data 19 gusht deri mbrëmjen e 22 gushtit.

Në listën e kandidatëve ishin rreshtuar 62 kandidatët të cilët janë propozuar në mënyrë zyrtare nga PD-ja e Kukësit në selinë qendrore të Partisë Demokratike, ku edhe po vazhdon procesi i selektimit të kandidatëve më të mirë.

Në sondazhin e organizuar nga Luma Post morën pjesë 5607 votues, të cilët kanë mbështetur personat që ata mendojnë se janë më të aftë dhe duhet të jenë kandidatë potencial për Kukësin.

Më poshtë, po japim rezultatet e sondazhit me 5607 votues:

Mirdash Hoxha-          Ekonomist-1376 ( 24.54 % )

Behar Xhoxha-             Jurist-1332 ( 23.76 % )

Dan Koloshi-                Veteriner-1135 ( 20.24 % )

Dyleman Nela-             Agronom – 816 ( 14.55 % )

Ylber Gjeta-                 Jurist-564 ( 10.06 % )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *