• April 20, 2024 3:52 am

Me stadium, por pa skuadër evropiane

Kukësi humbet edhe trenin europian, përkohësisht.

Skuadra e Diego Longos e nisi sezonin me një cikël rezultatesh shpresëdhënëse, por që prej 13 marsit është në rënie të lirë.

Rreth 2 muaj pa fitore janë shumë dhe sigurisht që rëndojnë në klasifikim pasi verilindorët edhe pse me një stadium të ri, tërësisht modern, rrezikojnë të mbeten jashtë garave ndërkombëtare për sezonin e dytë rresht dhe ky do të ishte një dështim i madh.

Kurba e sezonit të Kukësit njeh vetëm rënie dhe në Shkodër brenda një jave, Kukësi regjistroi humbjen e dytë rresht ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në betejën për një biletë europiane.

Goli i Çobës në minutat shtesë edhe më i rëndë se një shuplakë e fortë për kuksianët që nuk kanë më asgjë në dorën e tyre për të ndryshuar situatën.

Humbja e 11 sezonale, askush në 5 të parat nuk ka bërë më keq se Kukësi që në këtë statistikë është dukshëm i shkëputur me rivalët ndërsa diferencë të madhe ka edhe për sasinë e golave të pësuar, plot 44 në 33 javë kampionat.

Porta e Kukësit mbetet një pre e lehtë për kundërshtarët dhe kjo tregon brishtësinë e repartit të tërhequr të Diego Longos, i cili kërkoi një mbrojtës dhe e mori atë në merkaton e verës, madje e përdori edhe si alibi mungesën e tij në humbjen turpëruese me Tiranën por që prej asaj periudhe, Kukësi nuk ka ngritur më kokë, me apo pa Pëllumbin në fushë.

4 humbje në 5 të fundit, Kastrioti vetëm 3 pikë më pak se blutë nga veriu i Shqipërisë edhe pse krutanët e rinisën vitin nga vendi i fundit me pak shpresa mbijetese. Ky fakt tregon qartë se çfarë krijese është Kukësi i vitit 2022, një makth i vërtetë.

/RTSH Sport

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *