• April 19, 2024 7:04 am

Media italiane: Marko Van Basten luan me Kukësin në Shqipëri

Marko Van Basten luan në Superligën shqiptare dhe është një sulmues 22-vjeçar me ëndërra të mëdha, ashtu edhe si emri që mban.

Ndoshta duket e pabesueshme që dikush ti vendosë emrin fëmijës së tij Marko Van Basten, por kjo nuk ka qenë e ndaluar për një zotëri shqiptar, tifoz i çmendur i futbollit holandez dhe Hollandës, shkruan Ifoglio.

Ai quhet Marko Van Basten Çema. Është një sulmues 2 metra i skuadrës së Kukësit, që sezonin e fundit u rëndit në vendin e dytë në Superligën shqiptare.

Sulmuesi i Kukësit ka folur për IlFoglio, duke treguar edhe historinë e emrit të tij.

‘Ishte ndeshja Portugali-Holandë, kur komentatori nisi të flasë për Marko Van Bastenin e vërtetë. Po flasin për mua’, – i thotë fjali 8 vjeç, babait të tij. Pas kësaj ai ka nisur ti tregojë dhe historinë e emrit të tij.

‘Babai im nisi të më tregoi hstorinë se si më kishte vendosur emrin dhe pse e kishtë bërë këtë gjë. Më pas vogëlushi do të bëhej një futbollist, sulmues dhe do të ndjekë hapat e të famshmit Marko Van Basten. Ai tregon se ka dëgjuar dhe parë për futbollistin e mrekullueshëm, ndoshta sulmuesi më i kompletuar i historisë’, ka treguar Çema për gazetën italiane, Il Foglio.

22-vjeçari, para se të nënshkruante me Kukësin, ishte pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë.

Çema në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e moshave të Tiranës dhe Partizanit, ndërkohë që pak kohë më parë, ishte pjesë e përfaqësueses së Çamërisë në një turne të zhvilluar, ku arriti të shënonte 3 gola.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *