• April 20, 2024 9:54 am

Mekaniku duarartë i Kukësit, Nazmi Hasa: Do punoj sa të kem frymë

Për të vitet janë thjeshtë numra. Të gjithë e njohin Nazmi Hasen, si mekanikun duarartë të Kukësit.

Edhe pse ka dalë në pension prej 10 vjetësh, Nazmiu vijon të punojë, me të njëtin pasion si ditën e parë.

“Mua dhe shokët më thonë. Por deri sa të më lirojë shëndeti, të më japi zoti fuqi nuk kam ndërmend ta lë.

Përvec se mbaj trupin, ndjej kënaqësi, kaloj ditën, me qëtësi, sa të mërrem klubeve me gjëra të tjera.

Çdo ditë ndihem i kënaqur kur bëj një gjë të re, dhe shofei ndihet i kënaqur.”tha ai për emisionin “Korrospondent”.

Nëse bëhet fjalë për riparime, kuksianët por jo vetëm, kërkojnë dorën e Nazmiut.

“Kudo në të gjitha vendet, makina është e domosdoshme. Kërkesa ka, i kam në rallë.

Por njerëz që të kërkojnë punë nuk ka.”

Prej 55 vitesh ka të njëjtin repart pune e të njëjtat mjete e makineri.

“Ky është trapan Korce, i prodhuar në Korçë.

Ky lloj trapani është shumë i mirë. Rrotullohet kjo. Edhe pajisjet e oksigjet janë të mirë.”

Ndjen kënaqësi për rezultatet e punës së tij dhe cilësine e shërbimit.

“Unë kënaqësinë me të madhe e kam se njerëzzit që u ka bërë punë i kam zënë shok.”

Për mekanikun kjo është një punë me shumë përgjegjësi.

“Është një profesion i lodhshëm. Është me përgjegjesi, pasi një defekt, mund ti shkaktosh jetën jo vetëm një shoferi po shumë personave.

Nuk është se po bën një zgarë hekurash e po e vë në dritare, por ke të bësh me automjetin. Ke të bësh me jetën e njerëzve.”

Nuk mungojnë edhe episodetet e këndshme me disa nga klientët e tij.

“Kemi pas një episod. Vëllai i një shoferi pa ca muajsh i ishte shkatërruar makina dhe i ishte bërë në atë mënyrë që tha o xhaxh, a bëhet më kjo makinë.

Thashë hajde me xhaxhin pas tre javësh dhe shife. Kur erdhi tha. O ba po ku është makina jonë, dmth që ngeli i kënaq.”

Edhe pse dëshiron shumë që këtë zanat, t’ua le breza të rinj, Nazmiu tregon se të rinjt nuk ka aspak interes ta mësojnë atë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *