• Wed. Apr 24th, 2024

Merr flakë mali i Gjallicës

Rreth orës 18:00 të së premtes në malin e Gjallicës sipër fshatit Shtiqën, janë shfaqur flakë dhe tym i madh.

Tymi dhe flakët kanë filluar dhe është zhvilluar në mënyrë të çuditshme paralele në një gjatësi prej rreth 300-400 metra dhe më pas është zhvilluar sipër drejt majës.

Vendi ku ka marrë flakë mali ka qenë pylli më i dendur dhe më i pa prekur i pishës.

Nuk ka mundësi kalimi për bagëtitë dhe as nuk ka bimë medicinale që mund të dyshohet se dikush ka hedhë cigare.

Shumica e banorëve të Shtiqnit mendojnë se është zjarrvënie e qëllimshme pasi ka marrë njëkohësisht zjarr në mënyrë horizontale.

Sipas zjarri nuk ka rënë nga faktorët natyrale pasi nuk zhvillohet në atë mënyrë njëkohësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *