• Thu. Apr 25th, 2024

Mesfushori i Kukësit i ‘pret’ Longos biletën për në Itali

Kukësi vazhdon të jetë në krizë rezultatesh. Verilindorët u mposhtën dje 2-1 nga Vllaznia dhe tashmë nuk fitojnë prej 8 ndeshjesh radhazi dhe kanë humbur Europën pasi renditen momentalisht në vendin e 5-të.

Në një situatë të tillë nuk kanë munguar ironitë dhe pas ndeshjes së djeshme ka qenë Ardit Hila që ka bërë një gjë të tillë me trajnerin Diego Longo.

Tekniku italian e dërgoi mesfushorin te U21 pasi e cilësonte fajtor për humbjen 5-0 ndaj Partizanit dhe Hila që prej muajit mars nuk është bashkuar më me skuadrën e parë të Kukësit.

Ditën e djeshme, mesfushori nga Elbasani ka publikuar në rrjetet sociale një avion që ngrihet me flamurin e Shqipërisë dhe një avion tjetër që ulet me flamurin e Italisë, duke iu referuar largimit të Longos nga Kukësi.

Siç duket Hila i ka ‘prerë’ biletën teknikut italian dhe e cilëson si fajtorin kryesor për dështimin e Kukësit këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *