• Wed. Apr 24th, 2024

Mijëra pushues kalojnë fundjavën në Shqipëri/ Kërkesa: Hiqeni kufirin  

Fundjava ka shënuar sërish fluks në pikën kufitare të Morinit në Kukës, ku mijëra qytetarë të Kosovës kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar.

Pushuesit kërkojnë që Kosova e Shqipëria duhet të heqin kufirin sidomos gjatë sezonit veror, ashtu siç veprohet në vendet e BE-së.

Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar është këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovarë çdo vit ka përmirësime, ndërkohë që ata kërkojnë që të hiqet pika kufitare mes shqiptarëve.

Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë. Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës, më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *