• April 19, 2024 12:29 pm

Ministri: Flaket rrezikojne te bllokojne tunelin e Kalimashit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan mbremjen e sotme se zjarri mbi tunelin e Kalimashit rrezikon te bllokojne levizjen e udhetareve.

Deklarata e Niko Peleshit:
Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *