Miratohet vendimi/ Pikë e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës në Shishtavec

Me vendim të këshillimit të ministrave është miratuar ditën e sotme miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitare Shishtavec-Kurshevë.

Po sot është vendosur edhe miratimi i marrëveshjes për lehtësimin e procedurave dhe kushtet e marrjes së lejeqëndrimit të përkohshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Vendimet
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Kurshevë (Dragash), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *