• Thu. Apr 25th, 2024

Morin, ndalohet në kufi 25-vjeçari i kërkuar në Gjermani

Një 25-vjeçar banues në Fushë Kosovë është ndaluar sot nga autoritetet kufitare të Morinit, pasi kërkohej ndërkombëtarisht.

Behet djalë për shtetasin J.D. i cili kërkohej në Gjermani, pasi gjykata në Bamberg e kishte dënuar me akuzën e “mashtrimit të rëndë”.

Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tirana bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. D., 25 vjeç, banues në Fushë Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *