
Situata e motit në Kukës është e rëndë edhe pse nuk përmbytje, por reshjet e borës dhe moti i ftohtë ka sjellë dëme të mëdha.
Kreu i PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati ka denoncuar situatën dhe lënien pa dore të shtetit për zonat e ndryshme të Kukësit.
Reagimi i plotë i Arif Rexhmatit:
Akull, bore dhe mungese te energjise elektrike!
Deme te jashtezakonshme ne drufrutore dhe infrastrukture!
Kjo eshte situata e 24 oreve te fundit per te gjithe fshatrat e Kukesit ne lartesine mbi 500 m.
Nderkohe qe pushtetaret bejne foto dhe reklame per dy derrasa te vendosura ne uren e prishur te fshatit Mgulle, fshatra dhe zona te tera si Shishtaveci, Topojani, Bushtrica, Gryke-Çaja si dhe fshatra te Zapodit, Malziut, ujmishtit, Kalisit, Surroit e Bicajt jane pa asnje ndihme ne situaten e krijuar nga reshjet!