• Tue. Apr 23rd, 2024

Moti i keq “pushton” Kukësin, rënie gurësh e dherash në akset nacionale

Qarku i Kukësit prej 5 ditësh vijon të jetë nën prezencën e reshjeve të shiut e bores, duke sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike te banorëve.

Rënia e gurëve dhe dherave është prezente në të gjitha akset nacionale. Rrugët problematike paraqiten akset si Kukës- Qafë Mali, Kukës-Peshkopi apo Kukës-Krumë- ropojë, pasi rënia e gurëve dhe dherave janë të pranishëm në çdo moment, pavarësisht punonjësve të firmave kontraktuese që janë në terren.

Përdoruesit e këtyre rrugëve tregojnë rrëziqet që kalojnë çdo ditë në këto akse nga rënia e gurëve. Ndërsa si një ndër akset më të rrezikshme në Shqipëri, aksi Kukës-Shishtavec, vijon të jetë i bllokuar për shkak të shembjes së Urës së Shtrezës.

Firma mirëmbajtese e rrugës Kukës- Shishtavec ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonit në dy anët e urës. Ekspertët e ARRSH-së kanë vlerësuar se ura është e rrezikshme për kalimin e mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para.

Po mendohet hapja nje bypassi te “Rruga e Vjetër”, ndërkohë që udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, për të lëvizur më pas në rrugën Krushevë-Dragash-Morinë-Kukës, për të ardhur në Kukës apo për të shkuar në Shishtavec, që do të thotë kalimin e dy pikave të kalimit kufitar, atë të Shishtavecit dhe Morinit. Ura në fjalë është pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec, një investim i përfunduar në vitin 2013.

E në fakt i gjithë segmenti i rrugës Kukës- Shishtavec, që përshkon Grykën e Vanave ka shkarje masive, e të cilat ndodhin në mot me reshje shiu e në raste sporadike shkarjet e gurëve ndodhin edhe në mot të thatë. Nderkohë paraditen e ditës së sotme ne rrugën Kukës-Shishtavec nga Ura e Nimçës deri në Shtrezë ka patur reshje bore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *